Pas zjarrëve, breshër sa grushti në Australi (VIDEO)

Dy persona janë goditur nga rrufeja në Malet e Kaltra në Australi në kohën kur bregdeti lindor i këtij shteti është përfshirë nga moti ekstrem dhe stuhitë e breshrit.

Një djalë 16-vjeçar pësoi djegie në duar dhe këmbë, kur u godit nga rrufeja në Katoomba në orën 2 të pasdites sipas kohës lokale. Një person 24-vjeçar gjithashtu u trajtua në spital.

Ndryshe, dy persona të tjerë janë trajtuar për lëndime të lehta në Canberra pas një stuhie 15-minutëshe që i dëmtoi veturat dhe i detyroi njerëzit të iknin për të kërkuar strehim.

Copat e mëdha të breshërit i thyen xhamat e veturave dhe degët e drunjve.

Shërbimet emergjente pranuan më shumë se 1200 thirrje telefonike për ndihmë gjatë stuhisë dhe menjëherë pas përfundimit të saj, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

https://video.dailymail.co.uk/preview/mol/2020/01/20/8356472680170014643/636x382_MP4_8356472680170014643.mp4