Parashikimi i motit për pesë ditët në vijim

11.11.2019

Prishtina Weather ka njoftuar se mot i butë dhe i ndryshueshëm gjatë javës do të jetë mbi Kosovë.

Nga dita e martë do të ketë reshje të shiut në Kosovës, mot ky që do të sillet me erëra të forta dhe vranësira.

11.11 – Butë, kryesisht me diell. Në mëngjes më ftohtë, e në ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.
12.11 – Butë, kryesisht me vransira dhe erë. Pasdite dhe në mbrëmje priten të reshura shiu, që do të vazhdojnë edhe gjatë natës.
13.11 – Herët në mëngjes vazhdojnë reshjet e shiut. Ditën, butë, me vransira dhe erë. Në mbrëmje pjesërisht vranët.
14.11-15.11 – Ditën e enjte, kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Mundësi për riga lokale shiu. Ditën e premte, mot i butë, pjesërisht i vranët dhe me intervale më të gjata me diell.

Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja-lindja 1-3m/s, e nga dita e martë do të fryejnë erëra të forta nga juglindja, me hove deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale, e ditën e mërkurë do të pësojnë rënie të thellë nën këto vlera.

Leave a Reply

Your email address will not be published.