Frashër Krasniqi ‘godet’ Albin Kurtin: Specialja po ia merr shokët, ai…

11.11.2019

Gjykata Speciale ka ftuar në intervistë edhe disa zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PSD-së, Frashër Krasniqi ka deklaruar se lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk po lëshon as deklaratë mbrojtëse sa i përket ftesave nga Gjykata Speciale për ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Krasniqi ka shkruar në Facebook se Kurti dikur deklaronte se kur Vetëvendosje vjen në pushtet, do t’i mbrojë nga Specialja, por që sot i njëjti nuk po e mbron as Rexhep Selimin e Gani Krasniqin që i ka në partinë e vet.

““Kur Vetëvendosje vjen në pushtet, ne do t’ju mbrojmë nga Gjykata Speciale.” Kështu i drejtohej Albin Kurti dikur Hashim Thaçit. Kurse sot kur Gjykata Speciale po i fton një nga një ish-komandantët e UÇK-së, as deklaratë mbrojtëse nuk po lëshon. Se lëre më të bëjë diçka siç kishte premtuar. Dhe nuk po flasim këtu vetëm për komandantët e partive tjera. Ai nuk po i mbron as Rexhep Selimin e Gani Krasniqin që i ka në partinë e vet”, ka shkruar Krasniqi.

Selimi në njoftimin e tij ka bërë të ditur se nga Specialja do të merret në pyetje si i dyshuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.